Mourinho u largua, ndërsa United transferon lojtarin e preferuar të portugezit

Manchester United sot edhe zyrtarisht e ndërpreu bashkëpunimin me Jose Mourinhon, por prioritetet e Djajve të Kuq për merkaton e janarit, ngelen të njejta.

Prioritet për merkaton e janarit do të jetë transferimi i mbrojtësit të Tottenham, Toby Alderweireld.

Belgu ishte dëshira më e madhe e Mourinhos verën e kaluar, por kryesia e United nuk arriti ta transferojë atë në Old Trafford.

Megjithatë, Alderweireld ka klauzolë prej 25 miliona eurove që do të aktivizohet në fund të sezonit dhe kështu do të mund të largohet nga Tottenham.

Djajtë e Kuq dëshirojnë që të ofrojnë 40 milionë paund, me qëllim për ta transferuar atë në janar.

Mbetet ta shohim se cila do të jetë përgjigjia e kryesisë së Spurs.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here