PUNË E KRYER: Fabregas kontratë të re me PUMA-n, spanjolli drejt San Siros

Muajve të fundit është raportuar për transferimin e Cesc Fabregas te Milani, ndërsa spanjolli sot ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me brendin sportiv PUMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë spanjolli në Twitterin e tij duke shkruajtur:

“I lumtur që kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me PUMA-n.”

Që nga fillimi i këtij sezoni, PUMA është sponzor gjeneral i Milanit dhe kjo ka shtuar edhe më shumë spekulimet për transferimin e Fabregas në San Siro.

Sipas raportimeve PUMA do ta ndihmojë Milanin për ta transferuar spanjollin në janar. Ky është një lajm mjaftë i mirë për tifozët e Milanit dhe duket se më Rosonerët janë shumë pranë tranferimit të Fabregas.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here