Zyrtarizohet e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic

Los Angeles Galaxy ka lajmëruar se Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar sot rinovimin e kontratës.

“Jemi shumë të kënaqur të lajmërojmë se Zlatan ka nënshkruar një kontratë re me ne dhe do të kthehet për sezonin 2019-të”, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Dennis te Kloese.

“Ai ka treguar vlerën e tij sezonin e kaluar dhe ne presim me padurim që ai të përfaqësojë ngjyrat e skuadrës vitin e ardhshëm. Me kthimin e tij ne do të vazhdojmë të përmirësojmë skuadrën në të ardhmen”.

Ibrahimovic realizoi 22 gola dhe dha 10 asiste në 27 ndeshje të luajtura në sezonin e rregullt të MLS-së, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e këtij kampionati me 20 gola dhe 10 asiste në një sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here