Moratti: E dua këtë trajner te Inter

Ish-presidenti i enterit, Massimo Moratti ka pranuar se do të dëshironte që Jose Mourinho të kthehej në Inter.

Trajneri portugez e fitoi tripletën me nerazurët në vitin 2010, ndërsa u shkarkua nga Manchester United të martën.

“Shpresa për Vitin e Ri është qe ne të bëjmë më mirë, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pa nënvlerësuar dy mundësitë që ne jemi ende në të”, tha ai përpara darkës së Krishtlindjeve të klubit.

“Icardi është vendimtar dhe ne nuk mund ta humbim atë. Përvoja e Marottës mund të ndihmojë Zhang. Ai do të ofrojë mbështetje të rëndësishme.

“A do të më pëlqente Mourinho përsëri në Inter? Po, unë e dua shumë. Sidoqoftë, do t’i japim kohë Spallettit për të provuar vlerën e tij.

“Simeone? Unë e dua shumë, por Mou është i veçantë. “, ka shtuar më tej Moratti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here