Barcelona së shpejti me një mbrojtës të ri – dy emra në shënjestrën e Katalanasve

E përditshmja Katalanase Sport, raporton se Barcelona së shpejti do të transferojë një mbrojtës të ri.

Sipas Sport, pas lëndimit të Umtitit dhe Vermaelen, kryesia e Barcelonës ka vendosur që në merkaton e janarit të transferojë një mbrojtës në Camp Nou.

Në shënjestrën e Blaugranëve janë dy lojtarë.

I pari është mbrojtësi i Chelsea, Andreas Christensen, i cili nuk po luan mjaftueshëm nën drejtimin e Sarrit dhe Barcelona dëshiron që ta huazojë atë deri në fund të sezonit me opcion blerjeje.

Në rast se transferimi i Christensen dështon, atëherë mbrojtësi i Valencias, Jeison Murillo shihet si përforcimi i mundshëm për merkaton e janarit. Murillo nuk po luan aspak te Valencia dhe klubi është i gatshëm ta lirojë atë për tu transferuar në Camp Nou.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here