Miranda drejt largimit, Interi ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit

Interi po mendon të zëvendësojë mbrojtësin Joao Miranda me atë të Sampdoria-s, Joachim Andersen.

Stefan de Vrij dhe Milan Skiniar kanë qenë zgjedhjet e para për mbrojtjen qendrore këtë sezon dhe braziliani mendohet të jetë zemëruar nga minutat e pakta të lojës së luajtur.

Sipas calciomercato nuk ka një ofertë zyrtare ende, por edhe Porto edhe Flamengo janë të interesuara për Miranda-n.

Gjithashtu edhe Inter-i është i interesuar për të firmosur me një mbrojtës tjetër në janar dhe Andersen është në krye të listës.

Qendërmbrojtësi do të kushtojë 30-35 milionë euro, shifër e cila duke u bazuar në Fair Play-n Financiar mund të jetë shumë e lartë për t’u investuar në janar.

Nga ana tjetër Inter-i shpreson të bëjë një marrëveshje huazimi me obligim blerjen e mëvonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here