Rummenigge flet rreth transferimit të yllit të Atletico Madrid dhe rreth së ardhmes së Hummels

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge është i gatshëm të flasë për një marrëveshje për mbrojtësin e Atletico Madrid, Lucas Hernandez.

Lucas Hernandez është lidhur me një lëvizje prej 85 milionë eurosh në Gjermani muajin e ardhshëm.

Megjithatë, Atletico Madridi e ka mohuar një marrëveshje të tillë dhe sipas tyre edhe lojtari e ka mohuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, edhe presidenti i Bayernit, Rummenigge ka folur për çështjen ‘Hernadez’, por edhe të ardhmen e mbrojtësit Matts Hummels.

“Nuk mund ta mohoj apo të konfirmoj asgjë”, ka thënë fillimisht Rummenigge kur u pyet për marrëveshjen e tyre me Hernandezin.

“Ne jemi në një fazë ku po studiojmë tregun e janarit”.

“Nëse kemi ndonjë interes të vërtetë për lojtarin, do ta informojmë Atleticon së pari, sepse kemi marrëdhënie të shkëlqyera me këtë klub”.

“(Mats) Hummels do të luajë me ne përsëri në pjesën e dytë të sezonit, biseduam për atë me trajnerin Niko Kovac”, përfundoi gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here