150 mijë euro dëm, hallet nuk kanë fund për Naingolan. Ja si kriminelët i vodhën një thes me para

Telashet jashtë fushe nuk kanë fund për Raxha Naingolan. Një tjetër problem për belgun, tashmë vjen nga një pasion i vetë mesfushorit, luajtja në kazino me shuma të mëdha parash.

Raxha ka denoncuar vetëm para pak javësh në polici, faktin se ka rënë pre e hajdutëve, që i kanë klonuar të dhënat bankare dhe i kanë marrë 150 mijë euro nga llogaria e tij.

Në gusht, pak para nisjes së kampionatit, belgu kishte luajtur shifra të konsiderueshme në kazinonë e Principatës së Monakos, ku nuk kishte dalë fitues. Në fakt, fitues në fund kanë dalë disa mashtrues dhe falsifikues çeqesh, të cilët kanë klonuar një çek prej 150.000 që në vend që të paguante humbjet e Naingolan në kumar, përfundoi në xhepat e keqbërësve.

Naingolan nuk e kishte vënë re diçka të tillë atë natë, pasi kishte firmosur edhe çeqe të tjera në shifra të larta. Sipas hetimeve, grupi kriminal që i ka bërë këtë dëm belgut, është me bazë në Romë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here