Jo vetëm Mourillo, te Barcelona arrin një tjetër mbrojtës

Traineri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion një tjetër mbrojtës që nga janari, raportojnë mediat spanjolle.

Valverde ka bërë të ditur se nga janari skuadrës do ti bashkangjitet edhe senegalezi, Moussa Wague.

Barcelona e bleu kartonin e tij që në gusht, por për shkak të problemeve me dokumentacionin nuk pati mundësi që të regjistrohej.

Wague është 20-vjeç dhe mban rekordine  golashënuesit më të ri afrikan në Kupën e Botës. Katalanasit e paguajtën kartonin e tij 5 milionë euro, ndërsa klauzola e tij është 100 milionë euro.

Barcelona ka probleme në vijën e mbrojtjes dhe mbrëmë Katalanasit angazhuan Jaison Murillon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here