Zyrtare: Juventus dhe Adidas nënshkruajnë kontratë të vlefshme 400 milionë euro!

Gjiganti italian Juventus sot edhe zyrtarisht e ka vazhduar bashkëpunimin me Adidas deri me 30 qershor 2027.

Kjo marrëveshje është historike për Biankonerët, pasiqë Zonja e Vjetër do të përfitojë 400 milionë euro nga kjo kontratë.

Të dy palët kanë pasur kontratë deri në vitin 2021, por kanë vendosur që ta vazhdojnë bashkëpunimin me kushte më të mira financiare.

Ardhja e Ronaldos i ka sjellur kushte më të volitshme Juventusit dhe Adidas ka vendosur që ti paguaj një bonus prej 15 miliona eurove Biankonerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here