Debutim ëndrrash për Solskjaer, United pesë gola ndaj Cardiff (VIDEO)

Manchester United ka ndryshuar pamje dhe mentalitet që në ndeshjen e parë të Ole Gunnar Solskjaer në stol.

Djajtë e Kuq kanë fituar bindshëm 5-1 ndaj Cardiff në javën e 18-të të Premier League, disa ditë pas shkarkimit të Jose Mourinho-s.

Në fushë u pa një United sulmues, që kërkon të luajë futboll të bukur dhe argëtues, diçka që kishte munguar gjatë viteve të fundit. Ndeshja nuk kishte si të niste më mirë për miqtë, me Rashford që gjen golin e avantazhit që në minutën e 3’ nga një goditje dënimi. Në minutën e 29’ ishte Ander Herrera që qëllon në shenjë nga distanca me një super goditje.

Vendasit reagojnë falë gabimit të Rashford brenda zonës, i cili kap topin me dorë. Camarasa shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë, ishte Anthony Martial ai që shënoi golin e tretë për miqtë pas pasimit të Jesse Lingard duke ua shuar shpresat lojtarëve të Cardiff.

Pas pushimit United vazhdoi të dominonte lojën dhe në minutën e 57’ Jesse Lingard fitoi dhe ekzekutoi vetë penalltinë. Mesfushori anglez ishte në formë fantastike dhe gjeti golin e dytë personal në minutën e 90’. Një start i mbarë për Solskjaer në punën e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here