El Clasico në merkato: Barcelona dhe Reali në garë për yllin e Bundesligës

Talenti i madh anglez, Jedon Sancho, ka përfunduar në radarin e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Sancho është duke shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmundi pas transferimit të tij nga Manchester City në verën e vitit 2017.

Paraqitjet e tij kanë bërë që talenti sulmues i Dortmundit të shikohet me kujdes nga tri skuadra të mëdha evropiane.

Sipas gazetës spanjolle Marca, gjigantët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona do të tentojnë transferimin e talentit anglez.

Megjithatë, transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë pasi kanë një rival të madh nga Bundesliga.

Është gjiganti gjerman, Bayern Munichu që gjithashtu do të tentoj transferimin e tij, pasi janë bindur nga paraqitjet e lojtarit me Dortmundin.

Transferimi i 20-vjeçarit anglez mendohet të jetë i pamundur në afatin e janarit dhe skuadrat do të synojnë atë gjatë verës.

Çmimi i Sanchos në treg thuhet se të jetë 70 milionë euro, ndërsa lojtari ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 11 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here