Formacioni më i mirë me lojtarët që mund të transferohen falas në vitin 2019

Mijëra fëmijë ‘fërkojnë’ duart duke pritur dhurata të shumta, por nuk janë të vetmit.

Trajnerët, drejtorët sportiv dhe presidentët e klubeve fundvitin e shohin një mundësi të mirë për të intervenuar në tregun e transferimeve.

Shumë lojtarë përfundojnë kontratat me klube aktuale në verën e ardhshme, dhe nga 1 janari janë të lirë të negociojnë me ndonjë klub.

Ka aq shumë lojtarë që mund të transferohen falas në verën e vitit 2019, sa që mund të formosh edhe një formacion që shumë ekipe veç mund ta ëndërrojnë.

Me portier legjendarë, mbrojtje të pakalueshme, mesfushë kreative dhe sulëm efikas janë disa nga tiparet që karakterizojnë formacionin me lojtarët që mund të blihen falas në vitin 2019.

Gjithçka nis me Gianluigi Buffon, që ka nënshkruar kontratë një vjeçare me PSG-në, dhe në verën tjetër mund të jetë i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër.

Pjesë e këtij formacioni janë edhe Dani Alves, David Luiz, Cesc Fabregas, Arjenn Robben dhe Franck Ribery.

Se si duket formacioni me lojtarët që mund t’i transferoni falas, i gjeni në fotografinë e mëposhtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here