Ozil te PSG, Rabiot te Arsenal

Mesfushori gjerman po kalon momentet më të vështira që nga transferimi në vitin 2013.

Edhe pse trajneri i Arsenal, Unay Emery, në konferencën për shtyp të mbajtur dje (e premte), tha se Ozil ka të ardhmen në këtë klub, realiteti duket shumë ndryshe, me ish mesfushorin e Realit që assesi nuk po gjen vetën në skemat e trajnerit spanjoll.

“Mendoj se PSG mund të jetë një opsion për atë (Ozil”, ka thënë Groves për Daily Star.

“Një, ata mund të paguajnë pagën e tij, dhe dy, ata kanë Adrien Rabiot. Një lojtar që Emery e pëlqen shumë sepse luan në rolin e dhjetëshit e gjithashtu punon shumë”.

“Ai është në një bllokadë me PSG në këtë moment, sepse ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re dhe është i lirë të negociojë me skuadrat tjera pas 1 janarit”.

“Nuk do të isha i befasuar nëse do të kishim një marrëveshje për shkëmbim (Ozil – Rabiot)”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here