Ribery dy gola, Bayerni fiton bindshëm ndaj Eintracht Frankfurt

Me rezultat 3-0, Bayern Munichu ka fituar si mysafir i Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e javës së 17 në Bundesliga.

Vendasit i patën dy raste të mira në fillim të ndeshjes, me anë të Danny da Costa dhe Luka Jovic Ndërsa më pas, të rrezikshëm u treguan bavarezët përmes David Alaba dhe Thomas Muller.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 35-të, kur pas një topi të Robert Lewandowskit në zonë, Franck Ribery e dërgoi në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, Thomas Muller e pati edhe një mundësi që nuk e shfrytëzoi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me epërsi minimale të mysafirëve.

Franck Ribery realizoi edhe një herë në pjesën e dytë (79′), falë një asistimi preciz nga Joshua Kimmich.

Rafinha shënoi golin e tretë të vizitorëve (89′) për ta vulosur fitoren, pasi u asistua nga Thomas Muller.

Në minutat shtesë, në lojë u inkuadrua edhe talenti shqiptar me origjinë nga Kosova, Meritan Shabani, për ta shijuar këtë fitore…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here