Mane e vlerëson lart Van Dijk, e cilëson si më të mirin në botë

Qendër mbrojtësi holandez ka pasur një impakt të madh në lojën e Liverpool këtë sezon.

Sulmuesi Sadio Mane, e ka vlerësuar lart përkushtimin e lojtarit dhe ndihmën që ai po i sjell skuadrës.

Senegalezi madje e ka cilësuar ish mbrojtësin e Southampton si mbrojtësin më të mirë në botë.

“Ai ka pasur një impakt shumë shumë të madh. Të gjithë e kemi parë këtë. Sigurisht se në kohën kur nënshkroi njerëzit mendonin se skuadra pagoi më shumë se që duhet” ka thënë Mane.

“Por që atëherë, të gjithë kanë harruar për çmimin sepse ai ka qenë shumë i mirë” ka thënë tutje anësori i “The Reds”.

“Ai ka bërë një punë shumë të mirë në mbrojtje. Jam shumë i lumtur që jemi shokë skuadre” ishin fjalët e Mane.

Van Dijk shënoi golin e parë në Premierligë për Liverpool në ndeshjen kundër Wolves, të cilën Liverpool e fitoi me rezultatin 2:0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here