Përforcimi i parë i Solskjaer vjen nga Italia

Juventusi dhe Roma mbrëmë u përballën në kuadër të gjiros së 17-të të Serie A, ndërsa në tribuna ishin të pranishëm vëzhguestit e Manchester United.

Vëzhguesit e Djajve të Kuq ishin të pranishëm në Allianz Arena për ta vëzhguar mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Sipas mediave italiane, United do të tentojë transferimin e grekut në merkaton e janarit.

Klauzola e Manolas është 36 milionë euro, shifër kjo që nuk përbën problem për United.

Djajtë e Kuq janë të gatshim t’i ofrojnë kushte më të mira financiare dhe në rast se Manolas pajtohet, atëherë United është i gatshëm ta aktivizojë klauzolën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here