Ribery flet rreth së ardhmes së tij te Bayerni

Mbrëmjen e së shtunës, Franck Ribery ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Frankfurt-it.

Francezi ka inspiruar ekipin e Niko Kovac në fitoren e fundit për vitin 2018-të, duke ulur edhe diferencën e pikëve me kryesuesit e kampionatit Borussia Dortmund.

Ribery ishte lidhur me një lëvizje të mundshme nga klubi që ai e quan shtëpi, pas një dekade duke luajtur për të, por mesfushori ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij duke zbuluar se nuk ka plane konkrete deri në Majin e vitit tjetër.

I pyetur nga Sky Sports nëse do të qëndrojë të Bayern-in, mesfushori ka thënë:

“Po, sigurisht. Situata ime nuk është e lehtë për t’u diskutuar. Por unë thjeshtë po punoj, po kënaqem dhe po performoj mirë. Se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër do t’a shohim.”

Ribery iu bashkua ekipit bavarez nga Marseillenë vitin 2007-të, së bashku kanë fituar 8 herë Bundesliga-n dhe në 2013-tën kanë fituar Champions League-n dhe Super Kupën si edhe Kupën e Botës së Klubeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here