EUFORI NË MANCHESTER: Ferguson do ta ndihmojë Solskjaerin

Ole Gunnar Solskjaer debutoi në mënyrë të shkëlqyeshme si traineri i Manchester United dhe në ndeshjen e tij të parë me Djajtë e Kuq shënoi fitore me rezultatin 1-5.

Norvegjezi vendosi që ta zëvedësojë Mourinhon deri në fund të sezonit si zgjidhje e përkohshme. Megjithatë në rast se i përmbush rezultatet e kërkuara, atëherë ai mund të mbetet në stolin e United për një kohë më të gjatë.

Solskjaer pas ndeshjes me Cardiff zbuloi se ai konsultohet gjatë tërë kohës me Alex Ferguson.

Megjithatë tabloidi britanik The Sun, ka publikuar një lajm që do ti gëzojë tifozët e Manchester United.

Sipas Sun, Ferguson do të jetë konsultues i Solskjaer. Skocezi do të jetë në dispozicion të Solskjaer dhe do ti ndihmojë atij që të marrë vendime si në fushë, ashtu edhe në politikën e transferimeve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here