SHOK TE ARSENALI: Mesfushori thyen këmbën, ja sa pritet të mungojë (FOTO)

Arsenali ka bërë të ditur përmes një njoftimi se mesfushori i skuadrës, Henrikh Mkhitaryan, do të mbetet jashtë fushës për plot gjashtë javë për shkak të një lëndimi në këmbën  e tij të djathtë.

“Henrikh Mkhitaryan – Thyerje në këmbën e djathtë. Pritet të kthehet plotësisht në seanca stërvitore pas gjashtë javëve”, shkruhet në raportin mjekësor të publikuar në llogarinë zyrtare të Arsenalit.

Ky lëndim është një goditje e madhe për skuadrën e Arsenali dhe veçanërisht per Emeryn, i cili e ka inkuadruar vazhdimisht ish-futbollistin e Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit në ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here