Kaq fiton Solskjaer nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për vitin tjetër

Ai në ndeshjen e parë ka mposhtur skuadrën e Cardiff City me rezultatin 1:5.

Por, sfida e madhe e Solskjaer do të mbetet rikthimi në top katërshen e Premierligës.

Gjithashtu, ai duhet të tregojë rezultate të mira edhe në kompeticionet evropiane, saktësisht në Ligën e Kampionëve.

Nëse ai arrin që t’i sigurojë Manchester United pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, ai do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, shkruan “The Sun”.

Mbetet të shihet nëse trajneri norvegjez do të arrijë të bëjë një gjë që duket tejet e vështirë.

Ai do të jetë në konkurrencë me skuadrat si Chelsea, Tottenham e Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here