Messi: Kur i pashë të nominuarit për Topin e Artë e kuptova se nuk kam shans për ta fituar

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbuluar se ai e ka ditur se nuk do ta fitonte Topin e Artë këtë vit.

Lionel Messi ka përfunduar në vendin e pestë për këtë çmim, i cili u fitua nga Luka Modric i Real Madridit.

Superylli ka shënuar 15 gola dhe 10 asistime në 15 ndeshje në La Liga këtë sezon, por tha se ai e ka ditur se nuk do ta fitonte Topin e Artë.

“Kam dëgjuar për nominimet e Topit të Artë dhe e kam ditur se nuk do të jem në luftë për ta fituar”, u shpreh Messi.

Messi po dominon këtë edicion në La Liga edhe pse rivali i tij Cristiano Ronaldo u largua drejt Juventusit.

Argjentinasi tha se ishte kënaqur duke luftuar me Ronaldon sa ishte ai në Spanjë.

“Rivaliteti me Cristianon ishte shumë i shëndetshëm dhe shumë i bukur për spektatorët”, tha mes tjerash Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here