Zyrtare: Interi pa tifoz, Napoli pa Koulibalyn dhe Insignen

Komisioni disciplinorë në Serie A ka bërë të njohura dënimet pas ngjarjeve në ndeshjen e mbrëmshme mes Interit dhe Napolit.

Gjatë ndeshjes pati kore raciste në drejtim të Koulibaly, që shkaktuan skandal të madh në Itali.

Interi është dënuar me dy ndeshje pa tifoz në Giuseppe Meazza, ndërsa në ndeshjen e tretë do të jetë e mbyllur tribuna për Curva Nord.

Koulibaly i cili pas kartonit që kuq aplaudoi me ironi kah gjyqtari Mazoleni, është pezulluar me dy ndeshje.

Dy ndeshje pezullim dhe 10.000 euro gjobë për Lorenzo Insignen, i cili ka ofenduar gjyqtarin gjatë tërë ndeshjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here