Milani shet Borinin dhe transferon yllin e PSV

Mediat italiane raportojnë se Milani është shumë pranë marrëveshjes me klubin kinez Shenghen FC për shitjen e Fabio Borinit.

Shenghen është i interesuar për Borinin dhe është e gatshme të paguaj 15 milionë euro për italianin.

Nga ana tjetër Milani ka gjetur zëvendësuesin  e tij dhe bëhet fjalë për sulmuesin e PSV, Hirving Lozano, i cili shkëlqeu gjatë Botërorit të Rusisë 2018 me Meksikën.

Sipas informacioneve, Milani ka filluar bisedimet me PSV, por problemi qëndron te fakti se këta të fundit kërkojnë 40 milionë euro për Lozanon.

Leonardo është i mahnitur nga kualitetet e Lozanos dhe e dëshiron atë që në janar.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro dhe bonuse që mund të arrijnë deri në 35 milionë euro në total.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here