Një premtim i çmendur: Nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i bëj flokët si Nainggolan

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka thënë se nëse ekipi i tij e mposht Juventusin të shtunën, atëherë ai do t’i presë flokët si Radja Nainggolan.

Sampdoria do të jetë mysafirë i liderit të kampionatit, që është ndeshja e fundit para pushimit të dimrit.

“Kam flokë të gjata, i kam mbajtur gjithmonë kështu”.

“Por nëse e mposhtim Juventusin, unë do t’i shkurtoj të gjitha, do ta bëhem si Nainggolan”, ka deklaruar Ferrero.

Ferrero gjithashtu dha mendimin e tij për debatin mbi racizmin në vazhdimësi dhe abuzimet me Kalidou Koulibalyn në ndeshjen Inter-Napoli.

“Futbolli është argëtim dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet. Duhen shtuar kujdestarë për zbatimin e ligjit”.

“Nëse një ultras shkon në stadium për të shqetësuar të tjerët, ai duhet neutralizuar. Por, në stadiume janë 60 mijë njerëz dhe nuk mund të ndëshkohen të gjithë për një “dru të shtrembër””.

“Në futboll nuk duhet të ketë dhunë dhe racizëm, ne po flasim për sport dhe argëtim. Për dhunën, disa njerëz janë arrestuar”, ka deklaruar i pari i Sampdorias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here