Super plan: Pique synon të bëhet president te Barcelona, ja se kë do ta emërojë për trainer

Gerard Pique thuhet se ka shprehur dëshirë për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas, Barcelona.

Gjatë ditës së premte u raportua për një pensionim të Piques nga futbolli i luajtur.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, pensionimi i mbrojtësit spanjoll pritet të bëhet në vitin 2020 atëherë kur Pique mbush 33 vjet.

Ky pensionim i Piques thuhet se vjen për të qenë i gatshëm për zgjedhjet presidenciale të klubit katalunas, Barcelona.

Presidenti aktual Jose Maria Bartomeu është në vitin e tij të fundit te Barcelona, ndërsa zgjedhjet e reja do të mbahen me 2021.

Në këto zgjedhje, Pique synon ta hedh kandidaturën dhe të fitojë garën për t’u bërë president i klubit nga Camp Nou.

Mediat zbulojnë edhe idenë dhe planin e kandidaturës së Piques për t’u bërë president, me trajnerë dhe drejtues të rinj.

Nëse Pique arrin të bëhen president i atëherë ai do të synojë të bëjë Xavin trajner të skuadrës me Andres Iniestan ndihmës-trajner dhe Carles Puyol drejtor sportiv apo sekretar teknik.

Një tjetër ide thuhet se është Javier Mascherano si ndihmës-trajner i Xavit dhe Iniesta trajner i Barcelona B.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here