Asist i Kakasë dhe gol, Paketa: Do ndjek gjurmët e tij?

Asist i Kakasë dhe gol i Paketës! Një aksion që sadopak bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit dhe i bën disi më të vogla dhimbjet e kësaj krize të dhjetorit, me të cilën “Djalli” po përballet.

Edhe pse ky ishte thjesht një gol në miqësoren e bamirësisë së luajtur në “Maracana”, në Rio De Zhaneiro, për planetin kuqezi mund të ketë një rëndësi jo të vogël, sepse mund të jetë një lloj pasimi trashëgimie mes brazilianit që ka bërë historinë në “Milanello” dhe një tjetri që shpresohet se mund ta bëjë.

Dhe Paketa pret me padurim që të nisë aventurën e tij, në janar, në “San Siro”. “Kaka është idhulli im dhe krahasimi me të për momentin mund të pranohet vetëm jashtë fushës.

Unë zgjodha Milanin sepse dua të ndjek gjurmët e Kakasë, por edhe të shkruaj historinë e Milanit. Nga Riki dua të marr vetëm gjërat pozitive dhe të punoj sa më mirë që të jetë e mundur për të mirën e Milanit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here