Bayerni ka gjetur Sanchon e ri në Premier League,15-të milionë euro për 18-të vjeçarin

FC Bayern Munich, pas kapjes së kanadezit Alphonso Davies, po interesohet për një tjetër talent.

Siç raporton Daily Mail, klubi bavarez kërkon të blejë Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.

Sipas shtypit anglez, kampionët rekord të Gjermanisë janë gati të paguajnë 15 mln euro për 18-vjeçarin.

Sky Sport ka konfirmuar intereson e Bayern për Hudson-Odoi, sipas tyre gjermanët janë gati të paguajnë 15 mln euro për sulmuesin anësor, por Chelsea kërkon të paktën 25 mln euro.

Hudson-Odoi ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon në Premier Leagu dhe zakonisht është përdorur nga Maurizio Sarri në Europa League.

Lojtari ka një kontratë deri më 2020 te Chelsea dhe për të thuhet të jetë interesuar edhe Borussia Dortmund. Chelsea mund ta shesë, por do të përfshinte një klauzolë ri-blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here