Falcao gati për një aventurë të re, shkon atje ku pak pritej

Në Turqi, arritja e mundshme e Radamel Falcao te Galatasaray në janar po fiton forcë.

Mediet e ndryshme, mes tyre edhe Ajansspor, flasin për negociata të avancuara mes dy klubeve. Thuhet se do të realizohet një huazim prej një viti e gjysmë.

Njeriu kryesor në këtë transferim është Fatih Terim, trajneri aktual i Galatasaray dhe personi që konsiderohet si trajneri më i rëndësishëm në historinë e futbollit turk.

“Trajneri e sheh Falcaon sulmuesin ideal për skemën e tij”, shkruan media turke.

Skuadra e Galatasaray tani është vënë në kërkim të një sponsori që do të ndihmonte në transferimin e Falcao, lëvizje që do t’i kushtonte skuadrës turke deri në 11 milionë euro.

Situata e Falcao dhe Monacos në Francë nuk është aspak e mirë. Ata renditen në zonën e rreptësisë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here