Paralajmëron trajneri i Sampdorias: Edhe ne e kemi një Ronaldo

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i skuadrës nga Genoa, Marco Giampaolo, nuk ka pranuar se ata nuk kanë çfarë të humbin.

Por, ai ka paralajmëruar kundërshtarët duke thënë se edhe Sampdoria ka një Ronaldo.

“Ka gjithmonë diçka për të humbur, edhe nga një kundërshtar i fortë si Juve. Ata janë të fortë në Itali dhe Evropë” ka thënë fillimisht trajneri, në konferencën para ndeshjes.

“Edhe ne kemi një Ronaldo. Ai është Vieira” ka thënë Giampaolo.

Pastaj, i pyetur se a nuk është Quagliarella Ronaldo i Sampdorias, ai është përgjigjur: “Mund ta krahasosh atë me Ronaldon. Pajtohem”.

Ndeshja ndërmjet Juventus dhe Sampdorias do të zhvillohet nesër (29 dhjetor), me fillim nga ora 12:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here