Ronaldo komenton rreth VAR pas fitores kontraverze ndaj Sampdorias

Cristiano Ronaldo pas fitores me Sampdoria, ka folur për Sky Sport Italia rreth VAR.

Sampdoria shënoi një gol në minutën e 92-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin 2-2, por goli i Saponaras u anulua nga VAR. Goli ishte i shënuar nga një pozitë jashtë loje, por sipas pamjeve ishte Alex Sandro ai që preku topin i fundit dhe nuk duhej që goli të anulohej.

“Ne kemi luajtur mjaftë mirë në pjesën e parë të sezonit, duke fituar gatise çdo ndeshje, por sezoni është i gjatë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort. VAR? Unë e dua (VAR-in), pasiqë i eleminon gabimet, por gjithsesi është e vështirë për arbitrat që ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here