Barcelona i vendos çmimin Cillessen dhe i shokon të gjithë

Portieri holandez, Jasper Cillessen është i lirë të largohet nga Barcelona, por vetëm për çmimin e kërkuar nga klubi katalunas.

Cillessen kishte oferta nga klubet e Ligës Premier gjashtë afatit të fundit kalimtar të verës.

Megjithatë, klubi e kishte bindur që të qëndronte në Camp Nou dhe të luftonte për një vend titullari me Marc-Andre ter Stegen.

Por, këtë holandezi nuk arriti ta bëjë pasi Ter Stegen është katapultuar si numër një në portën e Barcelonës dhe tani largimi i tij si duket është i pashmangshëm.

Barcelona mbetet ngurrues për të lënë Cillessenin të largohet pasi nuk ka zgjidhje të dytë për portën.

Kështu, sipas mediave spanjolle Blaugranët nuk do të konsiderojnë asnjë ofertë nën klauzolën e lirimit në kontratën e holandezit.

Sipas gazetës AS, Barcelona thotë se Cillessen nuk do të lejohet të largohet nga klubi për më pak se 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here