Lyon refuzon ofertën e Manchester City për Ndombele

Tanguy Ndombele është lojtari për të cilin Manchester City ka ofruar afro 50 milionë euro, mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga Lyon, shkruan “The Times”.

Thuhet se francezët dëshirojnë asgjë më pak se 83 milionë euro për 22 vjeçarin francez.

Ndombele ka shkëlqyer këtë sezon me paraqitjet e tij, e sidomos në paraqitjet e Ligës së Kampionëve, kundër Man City.

Guardiola thuhet ta ketë pëlqyer shumë lojtarin dhe është i gatshëm të shpenzojë shumë të holla për të gjetur zëvendësuesin e Fernandinhos.

Kujtojmë se braziliani ka pësuar një lëndim si pasojë e të cilit ka mbetur jashtë fushës për ndeshjet kundër Crystal Palace dhe Leicester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here