Manchester City merr një fitore të rëndësishme ndaj Southampton (VIDEO)

Pas dy humbjeve radhazi, Manchester City është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur 3-1 Southampton.

Ishte një sfidë delikate për Qytetarët dhe kjo për shkak të formës së dobët që po kalojnë, por këto tre pikë i kanë dhënë vendin e dytë të renditjes së Premier League dhe tani mund të fillojnë të përgatitin ndeshjen me Liverpool me më tepër qetësi dhe vetëbesim.

Vendasit u munduan gjatë pjesës së parë, por pasi barazuan rezultatin, u ndëshkuan me dy shuplaka të shpejta pak përpara se lojtarët të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit City arriti ta menaxhonte pa shumë probleme sfidën dhe e mbyll vitin siç duhet. Më datë 3 janar do të rikthehen në Etihad për supersfidën ndaj Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here