Tre ndeshje, tre fitore për Solskjaer, United fiton me poker ngaj Bournemouth (VIDEO)

Manchester United nuk di të ndalet.

Disa javë më parë situata në Old Trafford ka qenë e zymtë, por me largimin e Jose Mourinho-s, Ole Gunnar Solskjaer ka qenë drita në fund të tunelit.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur bindshëm 4-1 Bournemouth brenda dhe vazhdojnë të rikuperojnë pikë falë një Pogba në superformë.

Mesfushori francez ka shënuar një tjetër dopietë dhe ka qenë lojtari më i mirë i sfidës për të dytën herë radhazi.

Ai është bërë lojtari i parë i Man United që shënon dy dopieta radhazi në Premier League që prej Wayne Rooney në dhjetorin e vitit 2012.

Manchester United aktualisht ndodhet në vend të gjashtë të renditjes me vetëm tre pikë më pak se Arsenal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here