Juventus po mendon për përforcimin e radhës, Ronaldo “protagonist” me mesazhe telefonike

Kristiano Ronaldo po kërkon një ribashkim me ish-shokun e ekipit, mbrojtësin brazilian të Realit, Marselo.

Sipas “El Confidencial”, Ronaldo dhe Marselo janë në kontakt të vazhdueshëm dhe portugezi thuhet se i shkuran mesazhe për ta bindur mbrojtësin e Ralit të transferohet te Juventus. “Zonja e Vjetër” nuk ka bërë asnjë ofetë drejt “Galaktikëve” për momentin dhe Anjeli nuk mendon të paguajë klauzolën e tij.

Marselos i mbaron kontrata në vitin 2022 me Realin dhe ky në fakt është një avantazh për “Los Blancos”. Por, ka shpresë për Juven. Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, Perez është i gatshëm të investojë të mbrojtësin 22-vjeçar të Betis, Zhunior Firpo.

Presidenti i Realit është i gatshëm të paguajë 50 milinë euro për ta sjellë lojtarin nga Republika Domenikane në “Bernabeu”. Nëse e bën këtë, mundësitë që Marselo tëribashkohej me shokun e tij të ngushtë do të ishin shumë më të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here