Moratti: Unë do ta kisha transferuar Messin, kur Juventusi transferoi Ronaldon

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se po të ishte ende president do ta kishte transferuar Lionel Messin, kur Juventusi transferoi Ronaldon.

Juventusi transferoi Ronaldon verën e kaluar për shifrëne  100 miliona eurove dhe portugezi ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje të luajtura me Biankonerët.

Moratti në një intervistë për Sportmediaset ka folur rreth transferimit të Ronaldos dhe ka thënë se po të ishte ende te Interi do të kishte tentuar ti kundërpërgjigjet Juventusit, duke transferuar Messin.

“Si do t’i përgjigjesha transferimit të Ronaldos? Mendoj që Interi do të ishte dashur që të bëjë diçka. Më së paku njëherë do të kishim tentuar për ta transferuar Messin. Do të ishte një katastrofë financiare, por asnjëherë nuk i dihet”, ka thënë Moratti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here