Çmendet Juventus: Biankonerët sakrifikojnë Dybalan për ‘Ronaldon e ri’

Juventus me transferimin e Cristiano Ronaldos e dëshmoi se mund ta transferojë çdo lojtarë të cilin e dëshiron.

Zonjës së Vjetër nuk i pengoi fakti se Ronaldo ishte 33-vjeç, mirëpo Biankonerët këtë rradhë kanë gati një tjetër strategji.

Presidenti Agnelli kohë më parë kishte deklaruar se është në kërkim të Ronaldos së ri, ndërsa mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Kylian Mbappe.

Për ta realizuar transferimin e francezit, Juventusi është i gatshëm ta sakrifikojë Dybalan.

Biankonerët pritet të përfitojnë 100 milionë euro nga shitja e Dybala-s dhe të ofrojnë 100 milionë euro të tjera për Mbappen.

Megjithatë vështirë të besohet se PSG do të pajtohet ta shesë Mbappen për 200 milionë euro dhe në rast se e nxjerrin në shitje konkurenca do të jetë e madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here