Dortmund një makinë parash: Ja sa ka përfituar Borussia nga shitja e katër lojtarëve

Christian Pulisic mund të ishte një lojtarë i lirë në fund të sezonit, por Borussia Dortmund e shiti kartonin e tij te Chelsea për 64 milionë euro dhe e dëshmuan edhe njëherë se janë milionera të vërtetë.

Borussia Dortmund njihet si një klub që ka pasur në dorë disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit në ditët e sotme.

Lojtarë si Robert Lewandowski, Mats Hummels, Mario Gotze, Ousmane Dembele kanë luajtur pikërisht për skuadrën verdh e zi.

Edhe pse njihen si një klub që i shet yjet e saj, Borussia ka fituar dy tituj në Bundesligë, kanë luajtur një finale në Ligën e Kampionëve dhe këtë sezon përsëri janë rikthyer në kreun e tabelës.

Përveç rezultateve në fushë, Borussia ka bërë edhe më mirë sa i përket rezultateve financiare.

Dortmund ka përfituar rreth 240 milionë euro nga shitja e katër lojtarëve në vitet e fundit.

Pierre Emerick Aubameyang ( I blerë 13 milionë euro, i shitur 50.5 milionë euro).

Mats Hummels ( i blerë për 4.2 milionë euro, i shitur 30 milionë euro).

Ousmane Dembele ( i blerë për 14.4 milionë euro, i shitur për 114 milionë euro).

Pulisic iu bashkua Dortmundit në moshën 16-vjeçare dhe nga shitja e tij kanë përfituar 64 milionë euro.

Përveç kësaj Dortmundi posedon një tjetër super yll si Jadon Sancho i cili vlerësohet me mbi 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here