Dream Team me parametra zero: Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në fund të sezonit

Shumica e lojtarëve të mëdhenj pritet të rinovojnë kontratat e tyre në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, por jo të gjithë.

Kjo është diçka e mirë për klubet që nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë në afatet kalimtare dhe duke e pasur parasysh se sa shumë është rritur vlera e lojtarëve në vitet e fundit, lojtarët pa kontratë janë caku më i mirë.

Eksperiencë në portë:

Edhe pse Gianluigi Buffon në kontratën e tij me Paris Saint Germainin e ka mundësinë që të vazhdojë edhe për një vit, e ardhmja e tij është ende e pa definuar.

Në anën tjetër kemi edhe Petr Cech, veterani është në kërkim të një aventure të re dhe ai është një mundësi e mirë për çdo skuadër që ka nevojë për portier.

Kualitet në mbrojte:

Diego Godin ka refuzuar shumë oferta për të qëndruar te Atletico Madridi, por ai ende nuk ka rinovuar me Los Rojiblancos. Në anë tjetër është edhe Filipe Luis, i cili mund të largohet nga Wanda Metropolitano pasi Aletico ende nuk i ka ofruar kontratë. Por, edhe dyshja braziliane e Dani Alves (PSG) e David Luiz (Chelsea).

Nuk duhet të harrojmë edhe Toby Alderweireld (Tottenham), Juanfran (Atletico), Thomas Vermaelen (Barcelona) dhe Vincent Kompany (Manchester City) që pritet të jenë lojtarë të lirë në afatin kalimtar të verës.

Mesfushor klasi:

Adrien Rabiot i PSG-së është aktualisht emri më i përfolur, francezi po refuzon të rinovojë me klubin nga Ligue 1. Pastaj kemi Cesc Fabregasin (Chelsea) për të cilin ka shfaqur interes Atletico Madridi dhe Milani dhe në anën tjetër spanjolli, Ander Herrera i Manchester Unitedit.

Emra tjerë janë edhe Aaron Ramsey (Arsenal), Juan Mata (Man Utd) dhe Santi Cazorla, i cili ka nënshkruar vetëm për një vit me Villarrealin.

Sulm plot me yje:

Pas një dekade te Bayern Munichu, Arjen Robben dhe Franck Ribery pritet të largohen gjatë vitit 2019 nga klubi gjerman.

Por, këta nuk janë emrat e vetëm të mëdhenj në sulm që janë në muajt e fundit të kontratës, kemi edhe Olivier Giroud (Chelsea), Mario Balotellin (Nice), Aritz Aduriz (Bilbao), Fernando Llorenten (Tottenham) dhe Daniel Sturridge (Liverpool).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here