Reali ka gjetur zëvendësuesin e Modric në Francë

Futbollisti më i mirë në botë, Luka Modric sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit, ndërsa Mbretërit kanë filluar me kërkimin e zëvendësuesit të tij.

33-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin dhe në fund të sezonit pritet që ta përfundojë aventurën e tij te Reali.

Mediat spanjolle raportojnë se dëshira më e madhe e Florentino Perez është ylli i PSG, Marco Veratti.

Verratti gjithashtu është i gatshëm për tu larguar nga Parisi, ndërsa Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Perez po planifikon ndryshim të skuadrës në fund të sezonit dhe projektin e ri do ta fillojë pikërisht nga përforcimet në mesfushë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here