Arian Ademi një njeri me zemër të madhe: Refuzon milionat për t’iu falenderuar Dinamos

Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi ka refuzuar një ofertë milionëshe nga Arabia Saudite, ndërsa mediat kroate kanë zbular se çfarë qëndron pas vendimit të tij.

Klubi më i njohur në Arabinë Saudite, Al-Ittihad i cili udhëhiqet nga traineri kroat, Bilic, dëshironte transferimin e Ademit në rradhët e tyre.

Al-Ittihad i ka ofruar Ademit 7 milionë euro për një kontratë tre vjeçare, por ky i fundit ka vendosur që të qëndrojë te Dinamo.

Përse Ademi i refuzoi milionat nga Arabia Saudite?

Ademi ka vendosur të qëndrojë në Kroaci si shenjë faalenderimi ndaj Dinamos së Zagrebit. Ademi në vitin 2015 u suspendua për shkak të dopingut dhe nuk luajti futboll për dy vite, mirëpo Dinamo vendosi që ta përkrah Ademin dhe gjatë periudhës dy vjeçare klubi ia paguajti me rregull pagën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here