Mbrojtja është prioritet: United ka bërë gati 210 milionë euro për tre yje

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, Manchester United duket se është rikthyer në formën e duhur dhe në katër ndeshjet e fundit Djajtë e Kuq kanë regjistruar katër fitore.

Katër fitore rradhazi dhe lojë sulmuese, kanë rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve të United.  Kryesia e United tani dëshiron përforcime të reja dhe ka përgatitur 210 milionë euro për tre lojtarë.

Bëhet  fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly i cili vlersohet me 110 milionë euro. Gjithashtu Djajtë e Kuq dëshirojnë transferimine  Matthijs de Ligt i cili kushton më tepër se 60 milionë euro.

Dhe lojtari i tretë në shënjestrën e United. është Toby Alderweireld, për të cilin Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here