Balotelli me transferim sensacional në Premierligë

Tifozët e futbollit anglez kanë mundësi të mëdha që një nga futbollistët më kontrovers, të rishohin sërish në ligën e tyre.

Bëhet fjalë për Mario Balotellin, i cili po kalon ditët e fundit te Nice, dhe largimi nga Franca tashmë është punë e kryer.

E ardhmja e Balotellit mund të konsiderohet në Premierligë, me lojtarin që mund t’i bashkohet Newcastle United.

Është trajneri i Newcastle United, Rafa Benitez, që ka shprehur interesimin për të punuar me Balotellin.

Sulmuesi italian edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka veshur fanellat e Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here