Interi ka gjetur zëvendësuesin e Miranda-s, gati oferta

Interi po bën gati ofertën për zëvendësuesin e Mirandas. 

Bëhet fjalë për yllin e Sampdorias, Christian Anderesen. 22-vjeçari është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Serie A.

Andersen ka luajtur 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Juventus dhe Manchester United.

Corriere dello Sport, raporton se Interi ka përgatitur një plan financiarë për transferimin e Andersen këtë merkato.

Danezi vlerësohet 30 milionë euro, shifër kjo që Interi nuk mund ta paguaj për shkak të FFP-së, por Neroaxurët do të tentojnë huazimin e tij me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Sampdoria ka marrëdhënie të mira me Interin dhe Neroaxurët janë në pole position për shërbimet e danezit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here