Man Utd nuk do ta largojë këtë lojtar

Ardhja e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, ka bërë që secili lojtar të ndjehet i rëndësishëm në ‘Old Trafford’.

Një prej tyre është edhe Eric Bailly, i cili kishte pak minuta me Jose Mourinhon trajner, dhe për një largim të mundshëm të tij në janar është spekuluar shumë.

Arsenal dhe Milan janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin nga Senegali, i cili ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2020.

Por, ofertat e Arsenalit dhe Milanit do të refuzohen, pasi Manchester United dëshiron ta mbajë në skuadër 24 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here