Probleme me FFP: Milani nxjerr në shitje yllin e saj

Milani po konsideron shitjen e mesfushorit të tyre, Franck Kessie, raporton Calciomercato.

Sipas Calciomercato, interesim për Kessie kanë shfaqur Chelsea dhe Tottenham, ndërsa Milani është i gatshëm ta shesë atë në rast se në adresë të tyre arrinë një ofertë prej 45 miliona eurove.

Kessie është njëri nga lojtarët kyç te Milani për dy sezone me rradhë, mirëpo Rosonerët mund të jenë të detyruar ta shesin atë për shkak të problemeve me Fair Playn Financiarë.

Kessie u transferua te Milani në verën e vitit 2017 nga Atalanta për shifrën e 28 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here