Skandal: Lojtari i përfaqësueses së Anglisë kapet duke konsumuar kokainë

Një futbollist i Anglisë është përjashtuar nga klubi i natës pasi është kapur duke konsumuar kokainë në tualet.

Ylli i paidentifikuar thuhet të jetë kapur nga një shok ekipi i Premier League duke “bërë një vizë” kokainë në tualetet e një klubi nate gjatë festave.

Një burim pretendon se disa shokë të tjerë të ekipit e kanë parë duke dalë nga tualeti dhe nuk dukej aspak mirë dhe më pas është shoqëruar në një taksi me të cilën është larguar.

“Të gjithë janë duke folur për këtë çështje,” shprehet një burim i anglezes The Sun. “Nuk ishte festa zyrtare e klubit por një mbledhje kolegësh për të pirë një gotë pas ndeshjes dhe madje i pranishëm ka qenë edhe trajneri.

“Një nga lojtarët e ka parë duke bërë një vizë në tualet dhe pas gjysmë ore ai ishte duke bërë rrëmujë. Ai nuk ishte thjesht i dehur. Trajneri nuk e mori mirë dhe e nxori nga dera e pasme me mendje se kishte pirë shumë.”

Incidenti ka trazuar gjendjen e dhomës së zhveshjes, gjatë një periudhe ku klubi nuk po merr rezultate të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here