Zyrtare: Liverpool shet talentin e saj për 22 milionë euro

Liverpool ka arritur marrëveshjen me vlerë 22 mln euro për shitjen e sulmuesit Dominic Solanke te Bournemouth.

Sulmuesi i U-21 pritet të firmosë një kontratë afatgjate me Cherries pasi dy klubet kanë arritur marrëveshjen.

Solanke pritej t’i bashkohej Crystal Palace në formë huazimi në fillim të javës, por transferimi u kolapsua pasi Shqiponjat kanë pasur shqetësime për gjendjen e tij fizike.

21-vjeçari gjatë javëve të fundit ka vuajtur nga një dëmtim muskulor, por është shumë pranë rikthimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here