ZYRTARE: Mavraj rikthehet në futbollin gjerman

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, i ka dhënë fund aventurës së mundimshme në Greqi, për t’u rikthyer në Gjermani.

Është skuadra e Ingostadt që ka prezantuar Mavrajn, i cili ka nënshkruar me mbrojtësin 32 vjeçar kontratë deri në vitin 2020.

Me Mavrajn, skuadra gjermane të evitojë rënien nga Bundesliga 2, ku renditen në vendin e fundit.

Mavraj gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e Aris, me të cilën skuadër regjistroi vetëm pesë paraqitje, ndërsa në të kaluarën ka veshur edhe fanellat e Hamburg, Koln, Greuther Furth dhe Bochum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here